Lëviz Albania

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

RAPORT MONITORUES - KËSHILLTARËT BASHKIAKË MË EFEKTIVË BAZUAR NË ANGAZHIMIN NË MEDIA DHE NË DALJET PUBLIKE

RAPORT MONITORUES - KËSHILLTARËT BASHKIAKË MË EFEKTIVË BAZUAR NË ANGAZHIMIN NË MEDIA DHE NË DALJET PUBLIKE

 Instituti i Studimeve Politike (ISP) me mbështetjen e Lëviz Albania (LA) po kryen hulumtime në nivele të ndryshme të aktivitetit të këshillave bashkiakë dhe të bashkive të qarkut Tiranë (Tiranë, Kavajë, Kamëz, Vorë e Rrogozhinë). Projekti “Bashkitë e qarkut Tiranë: transparenca, qeverisja qytetare dhe llogaridhënia” kanë në fokus edhe matjen e detajuar të efektivitetit të secilit nga këshilltarët (ata me mandat të plotë ose të pjesshëm) në secilën bashki, ku pjesë e rëndësishme e vlerësimit bëjnë pjesë të gjitha aktivitetet e këshilltarëve, - nismat, debatet, përfaqësimi, roli, aktet publike, angazhimi në media, takimet me qytetarët, llogaridhënia, transparenca, konflikti i interesit, etj. Në këtë relacion reflektohen të dhënat e monitorimit mbi standardin e angazhimit të këshilltarëve në media të ndryshme, kryesisht në mediet online, gjatë periudhës shtator 2015 – shtator 2018. Në dallim nga parlamenti kombëtar (Kuvendi i Shqipërisë) parlamentet lokale (këshillat bashkiakë) nuk përbëjnë lajm ditor dhe nuk kanë transmetim direkt në TV dhe media. Vetëm në rastet e zhvillimeve të rëndësishme vendore media tregon interes të madh, kryesisht duke i dhënë mbështetje kryetarëve të bashkive, pavarësisht forcës politike që ata i përkasin. Në rastet e mbledhjeve rutinë, media ka interesa të limituara për transmetim. Për shkak se edhe në bashkitë e sotme nuk ka media zyrtare të vetë bashkive (TV, radio, blog, gazetë, revistë, etj) këshilltarët ndeshen me vështirësi për të gjetur rrugët e duhura të komunikimit direkt me qytetarët. Komunikimi i të zgjedhurve me zgjedhësit është standard demokracie dhe mirëqeverisje, kërkesë minimale drejt një modeli llogaridhënës, dhe tregues i pjekurisë politike në një sistem periodik zgjedhor, ku mundësitë për CV të pasur përfaqësimi janë të kushtëzuara edhe nga bashkia, rrethanat politike, buxheti, raportet politike, gjendja ekonomike, etj. Një këshilltar i angazhuar është i interesuar të ketë komunikim të vazhdueshëm me qytetarët, të marrë prej tyre shqetësime dhe sugjerime dhe të japë informacion mbi aktivitetin e tij, të njihet me prioritetet e zonës zgjedhore dhe të krijojë harmoninë e duhur midis prioriteteve të zonës dhe prioriteteve të vetë bashkisë. Në modelin shqiptar të përfaqësimit lokal këshilltarët nuk janë vetëm llogaridhënës përpara qytetarëve, por kryesisht edhe përpara partisë së tyre politike, mbështetësve partiakë dhe liderëve partiakë që i kanë emëruar.

RAPORT MONITORUES - KËSHILLTARËT BASHKIAKË MË EFEKTIVË BAZUAR NË ANGAZHIMIN NË MEDIA DHE NË DALJET PUBLIKE

Pazari i Ri, Pallati Nr. 74, Kati 2, Tiranë

+355 44 500 153