Lëviz Albania

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

RAPORT VLERËSIMI I KOMUNITETIT PËR QEVERISJEN BASHKIA SELENICË

RAPORT VLERËSIMI I KOMUNITETIT PËR QEVERISJEN BASHKIA SELENICË

 Informacioni i përfshirë në këtë raport prezanton ecurinë e procesit të Vlerësimit të Komunitetit për Qeverisjen në Bashkinë Selenicës në periudhën maj 2017- shkurt 2018 dhe përfshin vlerësimin nga ana e komunitetit dhe administratës vendore të performancës së shërbimeve të ofruara në nivel vendor, si dhe gjetjet dhe rekomandimet e ardhura nga qytetarët. Procesi i VKQ-së i ofron Bashkisë Selenicë një tablo të qartë të vlerësimit të qytetarëve në lidhje me shërbimet publike, funksionimin e demokracisë vendore dhe zhvillimin ekonomik si dhe dimensionin social vendor. Procesi i Vlerësimit të Komunitetit për Qeverisjen u realizua nga Qendra Rinore Vlorë në bashkëpunim me Bashkinë Selenicë, njësitë administrative Armen, Vllahinë, Kotë, Sevaster dhe Brataj dhe pjesëmarrjen e komunitetit në njësitë administrative të sipërpërmendura. Qëllimi i këtij projekti ishte forcimi i demokracisë lokale dhe rritja e llogaridhënies së Bashkisë Selenicë, duke promovuar mekanizma të angazhimit qytetar dhe duke nxitur dialogun në procesin e vendim-marrjes. Objektivat specifike të tij përfshinin mobilizimin e qytetarëve për identifikimin e prioriteteteve, artikulimin dhe advokimin e nevojave e tyre, rritjen e ndërgjegjësimit përmes informimit të qytetarëve mbi të drejtat e tyre dhe mënyrat e angazhimit qytetar; si dhe promovimin e dialogut përmes krijimit të një rrjeti me qytetarë aktivë, për avokimin dhe monitorimin e punës së Bashkisë, përmes aksioneve konkrete të realizuara në territor. Për realizimin e VKQ u punua ngushtësisht me administratën e bashkisë për të siguruar gatishmërinë dhe bashkëpunimin e tyre në proces, gjë që kërkoi takime dhe diskutime paraprake në lidhje me metodologjinë, fushat që trajtonte VKQ, zonat e përzgjedhura për zbatim dhe pjesëmarrjen qytetare në të. Gjatë procesit të përpunimit të vlerësimeve janë konsultuar gjerësisht materiale, dokumenta dhe strategji, të tilla si: Plani Operacional i Zhvillimit Selenicë, buxheti i Bashkisë për vitin 2017, Plani i Punës së Strategjisë Ndërsektoriale për Decentralizimin dhe Qeverisjen Vendore 2015-2020, Ligji 119/2014 Për të drejtën e Informimit, Ligji 135/2015 për Organizimin dhe Funksionimin e Vetëqeverisjes Vendore, faqja e internetit e Bashkisë, etj. 2 10 11 Procesi i Vlerësimit të Komunitetit për Qeverisjen në Bashkinë Selenicë kaloi në disa etapave, të cilat janë të përshkruara detajisht në seksionin e përshkrimit të projektit. Për realizimin e tij, u përfshinë 120 banorë të zonave rurale e urbane përmes fokus grupeve në identifikimin e nevojave dhe prioriteteve të qytetarëve. Përmes intervistave gjysmë të strukturuara përfaqësuesit e Bashkisë bënë vetë-vlerësim të punës së tyre në lidhje me shërbimet që ofrojnë për qytetarët Paralelisht me procesin e Vlerësimit të Komunitetit për Qeverisjen, Qendra Rinore Vlorë organizoi një sërë aktivitetesh si më poshtë: Informimi i qytetarëve përmes fushatës së ndërgjegjësimit dhe informimit me anë të materialeve informuese (fletëpalosje dhe banera), mediave lokale (1 reklamë dhe 12 kronika televizive) e atyre sociale (postime në Facebook). Advokimi i prioriteteve të qytetarëve përmes identifikimit dhe hartimit të disa aksioneve konkrete të angazhimit qytetar në fushat si më poshtë: Prezantim i prioriteteve të qytetarëve në projekt-buxhetin e 2018, përmes kërkesës për parashikimin e fondeve drejtuar Bashkisë Selenicë dhe Këshillit Bashkiak, bazuar mbi rekomandimet e qytetarëve për ndërhyrje. Ndërhyrje në rehabilitimin e kanalit të ujitjes në zonën e Kotës Menaxhimi i mbetjeve në njësinë vendore Kotë. Rehabilitimin e ambienteve të bibliotekës së shkollës së mesme “Hajredin Beqari” Selenicë Rregullimi i ambienteve te jashtme sportive dhe rrethimi i shkollës “Filo Ramadani” Armen. Rregullim i ambienteve sanitare të shkollës “Mynyr Xhindi” Vllahinë Ndërgjegjësim për përmirësimin e ndriçimit në rrugën kryesore të Vllahinës dhe Shkozës. Promovimi turistik i pasurive natyrore dhe kulturore në Brataj. Përmirësim i furnizimit me ujë të pijshëm, përmes shtrimit të tubacioneve të reja dhe përfundimit të ujësjellësit të linjës së Vërmikut. Rritja e ndërgjegjësimit përmes 6 sesioneve të informimit mbi te drejtat dhe format e angazhimit të qytetarëve dhe autoriteteve lokale. Ngritja e Komisionit Këshillimor Qytetar Selenicë me qytetarë aktivë dhe formalizmi nëpërmjet një Marrëveshjeje Bashkëpunimi me Bashkinë. Veç hyrjes dhe përmbledhjes ekzekutive, në këtë raport do të lexoni: një profil të shkurtër të Bashkisë Selenicë; metodologjinë e projektit; përshkrimin e projektit; përmbledhjen e rezultateve të vlerësimit të qytetarëve për qeverisjen vendore; gjetje e rekomandime të përgjithshme; gjetje e rekomandime specifike dhe skedat individuale të secilës njësi administrative si anekse të këtij raporti.

RAPORT VLERËSIMI I KOMUNITETIT PËR QEVERISJEN BASHKIA SELENICË

Pazari i Ri, Pallati Nr. 74, Kati 2, Tiranë

+355 44 500 153