Lëviz Albania

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

STUDIM MBI NUMRIN DHE SITUATËN SOCIO-EKONOMIME TË PERSONAVE NË SITUATË RRUGE NË QYTETIN E TIRANËS

STUDIM MBI NUMRIN DHE SITUATËN SOCIO-EKONOMIME TË PERSONAVE NË SITUATË RRUGE NË QYTETIN E TIRANËS

Ky studim është realizuar nga qendra T’REJA në kuadër të zbatimit të projektit me titull “Përmirësimi i kushteve të personave/individëve që jetojnë në situatë rruge” mbështetur financiarisht nga Lëviz Albania. Ky është vlerësimi i parë sasior dhe cilësor i kryer në qytetin e Tiranës për individët që jetojnë në situatë totalisht rruge/në mungesë strehimi. Nevoja e këtij studimi lindi si shkak i përballjes së vazhdueshme me problemin e strehimit për shumë individë/familje të cilët i përkasin shtresës më në rrezik dhe më vulnerabël të vendit tonë. Gjatë të përditëshmes tonë shumëkush ndesh në rrugë njerëz të cilët nuk kanë një strehë për të jetuar, por jo të gjithë janë të vëmendshëm ndaj nevojave që këta individë kanë. Lëvizjet e shumta në ditët e zhurmshme të Tiranës e bëjnë të vështirë identifikimin e individëve të pastrehë. Por profesionist apo qytetar të ndjeshëm të cilët e drejtojnë vëmendjen ndaj nevojtarëve flasin për një rritje të numrit të individëve/ familjeve të gjetur në situatë rruge/të pastrehë. Shërbime të mbrojtjes dhe përfshirjes sociale tashmë janë më të zgjeruara krahasimisht me 5 vite më parë, cka do të thotë vëmendja dhe shërbimet dedikohen më së shumti tanimë drejt kategorive në nevojë, e megjithatë ka një numër të caktuar individësh të cilët vazhdojnë të jetojnë në situatë rruge në mungesë strehimi. Në këtë studim do të mund të njiheni me profilin, shkaqet, situatën socio-ekonomike dhe numrin e personave të identifikuar në mungesë totale të strehimit. Po ashtu nëpërmjet prezantimit të gjetjeve të këtij studimi do të mund të njiheni me institucionet shërbim ofruese dhe qëndrimet që ata mbajnë përkundrejt individëve madhorë dhe familjeve të tyre të pastreha/në situatë rruge. Qëllimi final i këtij studimi është që ta bëjë të matshëm shtrirjen e këtij fenomeni dhe të ndikojë mbi aktorët politik bërës në hartimin apo rishikimin e ndërhyrjeve që ata kanë parashikuar për kategorinë e shënjestruar. Gjithashtu studimi synon që të rrisë ndjenjën e qytetarisë, komunitetit, vullnetarizmit dhe mbështetjes së grupeve në nevojë për tu trajtuar nga të gjithë ne si qytetarë aktiv dhe kontribues të shoqërisë.

STUDIM MBI NUMRIN DHE SITUATËN SOCIO-EKONOMIME TË PERSONAVE NË SITUATË RRUGE NË QYTETIN E TIRANËS

Pazari i Ri, Pallati Nr. 74, Kati 2, Tiranë

+355 44 500 153