Bordet e projektit LevizAlbania
Projekti LevizAlbania drejtohet nga dy borde të cilët operojnë në fusha shumë specifike, qëllimi kryesor i të cilëve është qasja sa më profesionale dhe vizionare me ecurinë dhe impaktin e projektit LevizAlbania.
Bordi Këshillimor
Drejtimi dhe strategjia e LevizAlbania ndihmohen/mbështeten nga Bordi Këshillimor. Rolet kryesore të tij janë: Dhënia e udhëzimeve dhe rekomandimeve strategjike, operacionale, si edhe qasjet metodologjike të instrumentave të LevizAlbania Këshillimi mbi qëllimet apo objektivat tematike dhe shtrirjen gjeografike të projektit Shqyrtimi dhe analizimi i planit vjetor të veprimit të projektit dhe rezultateve të tij Rishikimi i dokumentave strategjikë si dhe i raporteve vjetore
Bordi i Granteve
Është organi më i lartë vendimmarrës i projektit LevizAlbania për miratimin e drejtimeve të thirrjeve për aplikime, kualifikimin e projekt propozimeve fituese dhe disbursimin e granteve. Bordi i Granteve operon sipas kuadrit strategjik të përcaktuar në Planet Vjetore të Veprimit të LevizAlbania. Vendimmarrja në Bordin e Granteve është konsensuale dhe e bazuar në kriteret e vleresimit të aplikimeve të miratuara nga Konsorciumi i LevizAlbania dhe Ambasada Zvicerane. Bordi i Granteve përbëhet nga pesë anëtarë: Dy anëtarë të konsorciumit të LevizAlbania Tre përfaqësues nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia Përfaqësuesi i Ambasadës Zvicerane (vëzhgues) Bordi i Granteve drejtohet nga Drejtori Ekzekutiv i Fondacionit “Shoqëria e Hapur për Shqipërinë”, i cili është dhe drejtues i Konsorciumit të LevizAlbania. Përfaqësuesit nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia janë ekspertë me njohuri në fushat e shoqërisë civile, qeverisjes së mirë dhe medias. Anëtarët të Bordit të Granteve përzgjidhen midis një paneli ekspertësh të miratuar nga Konsorciumi i LevizAlbania dhe Ambasada Zvicerane në Shqipëri.
Anetarët e Bordit të Granteve janë:
Andi DOBRUSHI – Drejtor Ekzekutiv i OSFA
Kryetar i Bordit të Granteve
Venera HAJRULLAHU
Ish Drejtore Ekzekutive e Fondacionit Kosovar për Shoqërine Civile (Kosovë)
Anëtare e Bordit të Granteve
Jehona GJURGJEALA
Drejtore Ekzekutive e Organizates "TOKA" (Kosovë)
Anëtare e Bordit të Granteve
Edlira KASAJ
Ish Drejtore Ekzekutive e Qendres per Inovacion "PROTIK"
Anëtare e Bordit të Granteve
Armand MERO – Gazetar – Zëri i Amerikës
Anëtar i Bordit të Granteve
Nazim RASHIDI – Gazetar/Media (Maqedonia e Veriut)
Anëtar i Bordit të Granteve

Thirrja për aplikime
NR.9
APLIKIMET JANË MBYLLUR
Reagim i shpejtë
APLIKIMET JANË MBYLLUR
Nisma të Mbështetura
Më shumë