Projekte strategjike
Grantet Strategjike do të mbështesin projekte më të mëdha / strategjike në fusha specifike apo tematike të identifikuara nga LevizAlbania dhe do të synojnë të ndikojnë në axhendën kombëtare. Grantet Strategjike mund të përfshijnë mbështetje për organizata dhe koalicione solide në nxitjen e veprimeve të përbashkëta dhe avokimit strategjik, për të adresuar sfidat sistemike ose gjenerimin e të dhënave / evidencave dhe njohurive për çështje me interes të lartë publik.
Grantet e tilla mund të mbulojnë promovimin e rrjeteve dhe aleancave në zona specifike, instrumentet kombëtare të monitorimit të fushave kryesore, treguesit e demokracisë lokale, kapitalizimin e projekteve të zbatuara nën Fazën I të LevizAlbania, monitorimin e efekteve të veprimeve individuale dhe projekteve të mbështetura në Fazën II, etj.
Përmes Granteve Strategjike, LevizAlbania do të promovojë bashkëpunimin bazuar në përvojat e kaluara me besimin se ndryshimi mund të arrihet si rezultat i grupeve dhe aktorëve të llogaridhënës që punojnë së bashku. Kjo mund të marrë formën e bashkëpunimit horizontal midis aktorëve të tillë si OJF-të që bashkohen me organizata mediatike ose gazetarë hulumtues; ose organizata vëzhguese që bashkëpunojnë me grupe studimore, ose OJF-të që punojnë me një ose më shumë qytetarë aktivë në komunitet.