Shërbimet Mbështetëse me Vlerë të Shtuar (VASS)

Shërbimet Mbështetëse me Vlerë të Shtuar janë konceptuar si shërbime vijuese të Instrumenteve Mundësuese Strategjike të Fazës I-rë, të frymëzuara nga modelet më të mira dhe nga histori suksesi dhe pasqyrojnë sfidat e mësimet e nxjerra nga zbatimi i tyre gjatë Fazës I. Këto instrumente të orientuara nga shërbimi janë parashikuar të integrohen më mirë në kuadër të veprimeve dhe prioriteteve të grantmarrësve të LA, duke synuar përfitimin e grantmarrësve dhe partnerëve të LA:

  • Klinikat e ligjit, që do të vijojnë t’i mbështesin aktorët e shoqërisë civile dhe komunitetet vendore, duke iu përgjigjur veprimeve ligjore ndaj shkeljeve në komunitetet përkatëse, dhe duke i fuqizuar ata në ushtrimin e të drejtave të tyre socio-ekonomike (zbatuar nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë).
  • Portali i financave vendore do të vijojë të bëjë të disponueshme të dhënat mbi burimet e të ardhurave dhe mënyrën e përdorimit të fondeve publike në dispozicion të bashkive. Ndër të tjera, projekt-buxhetet dhe planet buxhetore afat-mesme do të vijojnë të jenë pjesë e platformës www.financatvendore.al (zbatuar nga Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit).
  • Mundësive për shkëmbim, rrjetëzim dhe këshillim, për më shumë efikasitet të sinergjisë dhe advokimit të grantmarrësve të LevizAlbania (zbatuar nga Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim).
  • Gazetarisë së bazuar në fakte mbi çështje vendore dhe njohurive të disponueshme mbi operacionet e NJQV-ve, nëpërmjet platformës multifunksionale www.portavendore.al , e cila synon të ndryshojë mjedisin mediatik në nivel vendor, duke fuqizuar gazetarët vendorë dhe promovuar raportimin e pavarur dhe të paanshëm (zbatuar nga LevizAlbania).
  • Lëvizjes Rinore, e cila synon të rrisë aktivizmin e të rinjve, për të influencuar vendimmarrjen dhe hedhur themele të shëndosha për kulturën demokratike të qëndrueshme (zbatuar nga Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim).
  • 0-640x480-794f867ca58ba3e82b2fc9e886d5e442.jpg
  • 1_63_ok-640x480-8673a447b9a2faadb271d1302585e443.jpg
  • 7M5A3620_ok-640x480-64b7d13e9896f8845999b370e4f2543f.jpg
  • 7M5A5290_-_ok-640x480-6ffab48832f1fba3c7cb5aa79de8411a.jpg
  • 7M5A5508-640x480-f5810b132e7fb92dea0e89081c1e752f.jpg
  • 12400969_10154496223013206_1396668517643719991_n1-640x480-eaa1119aa351c886c2a693ac6afaf816.jpg
  • 14468646_725454890927063_2205381996332821455_o-640x480-4141b5493e3c92dab123ee5b54972e14.jpg
  • DSC_0006-640x480-931abe9587a44f3e9d49b2cb177e00a3.jpg
  • DSC_0875-640x480-4f9d35aee2ef2f93768b8f07ca34f8ce.jpg
  • foto-41-640x480-b798c63fd31525b18ce3fcbab4824968.jpg
  • IA__1228-640x480-60abea48888cf4abba7c0c3eca84992f.jpg
  • IMG_1858-640x480-b63c1c3366264b0e2ace0b286919ccf0.jpg
  • IMG_2086-640x480-67bdcf696b873f3d85b98984115c2726.jpg
  • IMG_2522-640x480-091be1c2e86a1f59760e3429adac9d4f.jpg
  • IMG_2648-640x480-632436b90a8c9d8896c53a316b13f176.jpg
  • IMG_5226-640x480-246b7638b410f679f45d15a4faa2e310.jpg
  • Mendime_dhe_Inisiativa_te_Lira_13-640x480-84db46bd44dba29b44c449102f02e549.jpg
  • Mendime_dhe_Inistiativa_te_Lira_-_Lushnje_4-640x480-79b20b95910744be0b823a927a8abbcd.jpg
  • P1222772-640x480-51aa4167b377c69e773136a963bd63cb.jpg
  • P1233252-640x480-c3011388a9f34da2450d5b897ce6161b.jpg

Një projekt që synon të ketë një efekt katalizator për demokracinë vendore në Shqiperi

Ky projekt zbatohet nga konsorciumi i organizatave: