Lëviz Albania

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

REAGIMI I SHPEJTË

LEVIZ ALBANIA - THIRRJE PËR APLIKIME

LevizAlbania, projekti që synon të forcojë demokracinë vendore shpall:

 THIRRJA “REAGIMI I SHPEJTË”

Kjo thirrje qëndron e hapur gjatë gjithë kohës.

Në Thirrjen ‘Reagimi i Shpejtë’ mund të aplikoni VETËM ONLINE!

LevizAlbania inkurajon organizatat e shoqërisë civile, individët dhe grupet informale, të cilat kanë ide dhe janë të interesuara të ndërmarrin nisma konkrete që ndikojnë demokracinë vendore, nëpërmjet përmirësimit të qeverisjes lokale, transparencës dhe llogaridhënies, promovimit dhe nxitjes së përfshirjes në vendimmarrje e qeverisjen lokale, të aplikojnë online në www.levizalbania.al.

LevizAlbania kontribuon në forcimin e demokracisë vendore në Shqipëri duke besuar se pa qytetarë të angazhuar dhe organizata aktive të shoqërisë civile, qeveria nuk mund të përmbushë misionin e saj.

Një projekt i Agjencisë Zvicerane për Bashkëpunim dhe Zhvillim, LevizAlbania zbatohet nga një konsorcium i tre organizatave shqiptare: Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, Co-PLAN, dhe Partnerët Shqipëri.

  • Qytetarët ndikojnë përcaktimin e prioriteteve, vendimarrjen dhe efektivitetin në ofrimin e shërbimeve nga autoritetet vendore;
  • Aktorët e shoqërisë civile përfshihen dhe ndërrmarrin aksione të përbashkëta strategjike për të monitoruar dhe për të adresuar sfida sistemike/strukturore që lidhen me qeverisjen e mirë në nivel vendor;

 REAGIMI I SHPEJTË

Thirrja për aplikime përmes instrumentit “Reagimi i Shpejtë” qëndron e hapur përgjatë gjithë kohës. Aplikimet paraqiten në çdo kohë, sa herë dhe kur aplikantët vlerësojnë se ka lindur nevoja për të vepruar menjëherë, e më konkretisht kur: 

  • Identifikohen çështje/probleme që kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme prej aktorëve të shoqërisë civile dhe komunitetit, në nivel vendor;
  • Krijohen situata emergjente si pasojë e veprimit apo mosveprimit të Njësive Administrative apo institucioneve të tjera publike, për çështje me ndjeshmëri në komunitet;
  • Identifikohen mundësi për ndërhyrje domethënëse në funksion të demokracisë vendore. 

‘Reagimi i Shpejtë’ ofron:

  • Fleksibilitet në përgjigje të çështjeve që ngrihen në një kontekst që ndryshon vazhdimisht, duke i dhënë mundësi Projektit LevizAlbania të kontribuojë në kauza apo lëvizje qytetare me interes publik;
  • Shpejtësi në ofrimin e mbështetjes financiare nëpërmjet një procedure të shpejtë, për t’iu pëgjigjur çdo emergjence apo oportuniteti të krijuar, me qëllimin për të ndikuar pozitivisht në forcimin e demokracisë vendore dhe përmirësimin e qeverisjes në nivel vendor;
  • Mundësi për të mbështetur nisma dhe ide të vlefshme që lindin jashtë ciklit të Thirrjeve për Aplikime.

LevizAlbania do t’i përgjigjet aplikimit tuaj brenda 10-15 ditësh (ditë pune) nga momenti që ju e keni dërguar aplikimin online dhe keni marrë konfirmimin që aplikimi u krye me sukses.

Madhësia e granteve dhe afati i zbatimit të projekteve përmes instrumentit ‘Reagimi i Shpejtë’:

  • Shuma e grantit mund të variojë nga 1,000 deri në 15,000 CHF.
  • Afati për zbatimin e një projekti është nga 1 deri në 12 muaj.

PËRPARA SE TË APLIKONI LEXONI UDHËZUESIN E THIRRJES REAGIMI I SHPEJTË DUKE KLIKUAR KËTU

  LevizAlbania mbështet ide që sjellin ndryshimin e prekshëm për qytetarët dhe përmirësojnë cilësinë e qeverisjes vendore në komunitet.

 

 PËR TU NJOHUR ME PROJEKTE TË MBËSHTETURA NGA LEVIZALBANIA NË THIRRJET REAGIMI I SHPEJTË E MËPARSHME PËR APLIKIME, KLIKO KËTU

  PËRPARA SE TË APLIKONI LEXONI UDHËZUESIN E THIRRJES REAGIMI I SHPEJTË 

UDHËZUESI I THIRRJES REAGIMI I SHPEJTË

 

  LevizAlbania mbështet ide që sjellin ndryshimin e prekshëm për qytetarët dhe përmirësojnë cilësinë e qeverisjes vendore në komunitet.

 

APLIKO

 

Pazari i Ri, Pallati Nr. 74, Kati 2, Tiranë

+355 44 500 153