THIRRJA PËR APLIKIME Nr.1

I. Kalendari për Thirrjen për Aplikime Nr. 1

 

Hapat e ndjekura

Data

Përgjegjësi

Hapja e thirrjes

10.11.2015

LevizAlbania

Mbyllja e thirrjes

10.12.2015

 

Nisja e procesit të vlerësimit

11.12.2015

LevizAlbania

Përgatitja e listës së para përzgjedhur (shortlist)

 

28.01.2016

 

LevizAlbania

 

Zhvillimi i Konkursit të Ideve

10-11.02.2016

18-19.02.2016

23-24.02.2016

 

 

Bordi i Graneve

 

Përgatitja e projekt- propozimeve të plota

 

2 javë nga njoftimi i fituesve

Aplikantët dorëzojnë projekt propozimet brenda 2 javëve nga mbarimi i Konkurs Ideve

Analiza/vlerësimi e projekt propozimeve

 

1-23 Mars 2016

 

LevizAlbania

Vendimi përfundimtar për projektet

 

30.03.2016

 

Bordi i Granteve

Miratimi i listës së aplikantëve fitues nga SDC

 

01.04.2016

 

SDC

 

II. Procesi

 

Ky raport është një përmbledhje e hapave të ndjekura për Thirrjen për Aplikim nr1. Raporti mbulon procesin e ndjekur nga hapja e thirrjes deri në përzgjedhjen e projekt-propozimeve fituese nga Bordi i Granteve të cilat do të mbështeten/kontraktohen nga LevizAlbania (LA). I gjithë procesi është zhvilluar sipas parashikimeve në Dokumentin e Projektit si dhe në Manualin e Granteve. Ky raport, vjen pas dy raporteve të ndërmjetëm dërguar Konsorciumit, të cilat janë pjesë integrale e tij: Raporti për fazën e pare “Përgatitja e listës paraprake për aplikimin në Thirrjen për Aplikime nr 1” dorëzuar 12.02.2016; dhe Raporti Mbyllja e Konkursit të Ideve “Përzgjedhja e aplikantëve që do të përgatisin projekt-propozimet e plota” dorëzuar 04.03.2016. 

III. Hapat e thirrjes

1.Faza e informimit dhe aplikimit:

Thirrja për Aplikim Nr. 1 është hapur në datë 10 Nëntor 2015 dhe është mbyllur në datë 10.12 2015. Thirrja është publikuar gjerësisht në faqen e internetit1 dhe median sociale2 të LA, Fondacionit për Shoqërinë e Hapur, Co-Plan dhe Partnerët Shqipëri. Përpos kësaj, thirrja është publikuar në 4 gazeta (Panorama, Shqiptarja.com, Shqip and Mapo), 1 TV (News 24) dhe 3 media online (balkanweb.com, shqiptarja.com and mapo.al). Njoftimi është publikuar në mediat e sipërcituara për një total prej 24 ditësh. Gjithashtu, thirrja ju është dërguar me email mbi 500 kontakteve të database të LA. LevizAlbania ka organizuar 4 sesione informuese publike (Shkodër, Tiranë, Korcë e Vlorë) nga 3 të parashikuara në Dokumentin e Projektit. Në sesionet informuese morën pjesë 338 pjesëmarrës nga 17 bashki të ndryshme. Një blog i veçantë është hapur në faqen e internetit të LA me përgjigjen e pyetjeve më të shpeshta adresuar LA nëpërmjet postës elektronike ose në sesionet informuese. Gjatë thirrjes, LA i janë adresuar 40 pyetje, të cilat kanë marrë përgjigje brenda 24 orëve. Në Thirrjen për Aplikim Nr 1 kanë aplikuar3 : • 230 aplikime nga individe dhe OJF; • 2 aplikime të dorëzuara/depozituara jashtë datës afatit për aplikim; • 14 aplikime të cilat janë depozituar vetëm elektronikisht dhe jo në hard copy sikundër është kërkuar në thirrje.

2.Faza e Konkursit të Ideve:

Faza e Konkursit të Ideve është e ndarë në dy hapa. Hapi i parë është vlerësimi paraprak (prescreening) në të cilën LevizAlbania përcakton/harton listën e koncept-ideve të cilat do të prezantohen në Konkursin e Ideve. Ndërkohë që hapi i dytë është zhvillimi i Konkursit të Ideve nga ku Bordi i Granteve përzgjedh idetë e kushtëzuara për të kaluar në fazën përfundimtare.

  • Vlerësimi paraprak:

LevizAlbania ka vlerësuar sipas kritereve të gridës së paracaktuar në Manualin e Granteve 230 koncept-ide. Nga vlerësimi i bërë i aplikimeve rezulton se në Thirrjen 1, kanë aplikuar 230 aplikantë nga të cilat 60 janë individë dhe 1704 janë OJF.

Gjatë vlerësimit rezultojnë dy raste kur aplikantët kanë sjellë dy aplikime në kundërshtim me rregullat e thirrjes. Për të dyja rastet LevizAlbania ka marrë një vendim dhe ka kaluar në vlerësim vetëm një aplikim:

  • Aplikanti OJF Qendra EDEN, ka aplikuar me dy koncept-ide respektivisht koncept-ide nr 1565 dhe nr 157. Bazuar në vendimin e LevizAlbania, këtij aplikanti i është kaluar për vlerësim vetëm aplikimi nr.
  • Aplikanti Vinifreda Gazulli (individ) që ka aplikuar dy herë në këtë thirrje, respektivisht koncept-ide nr 1226 dhe 123. LevizAlbania ka vendosur për të kaluar në vlerësim aplikimin nr

Gjatë kësaj faze, ekipi i LA ka bërë vlerësimet paraprake për të gjithë komponentët e parashikuara në thirrje (analizën e koncept-idesë si dhe të dokumentave të kërkuara në thirrje) për të 230 aplikimet, përfshirë edhe ato që nuk plotësojnë dokumentacionin e kërkuar për disa arsye:

  • Për të qëmtuar idetë më të mira dhe për mos i humbur ato për shkak të mungesës së dokumentacionit, duke qenë se kjo është edhe thirrja e parë e organizuar nga LA;
  • Për t’iu përgjigjur kërkesës së lartë nga aplikantët me aplikimet e tyre që i tejkalojnë më shumë se dyfish pritshmëritë e parashikuara në ProDoc dhe YPO;
  • Për të krijuar mundësitë për të patur një shtrirje gjeografike sa më përfaqësuese dhe t’u jepet mundësia OJF-ve të zonave të largëta dhe individëve të jenë pjesë e Konkursit të Ideve. Një pjesë e mirë e kësaj kategorie kanë pasur mungesa dokumentacioni;

Për të gjitha aplikimet që nuk kanë pasur dokumentacionin e plotë, është bërë shënim tek formati i vlerësimit (tek kriteri nr 7: kapaciteti zbatues/meanxhues) si dhe në GMS.

I gjithë procesi i vlerësimit paraprak është mbyllur brenda afateve të parashikuara në Dokumentin e Projektit (6 javë).

Nga vlerësimi i bërë koncept-ideve rezulton se 39 nga 230 aplikime, janë jashtë objektivit të Thirrjes nr 1 ose 16.9% e totalit. Të ndarë sipas kategorisë së aplikantëve:

  • 17 aplikime nga individët
  • 22 aplikime nga OJF

Ndërkohë, nga analiza e diferencës së projekteve (191 aplikime) rezulton kjo shpërndarje e aplikimeve sipas drejtimeve të thirrjes7 :

sssssss.jpg

Shuma totale e kërkuar është CHF 6.950.544, nga të cilat:

OJF-të kanë kërkuar: CHF 6.062.144 Individët kanë kërkuar: CHF 888.400

Pas vlerësimit paraprak, LA, në përputhje edhe me Seksionin 2.4 “Vlerësimi i Aplikimeve” të Manualit të Grantit vendosi:

  • Pragu minimal i pikëve që duhet të marrë një koncept-ide/aplikim për të kaluar në fazën e Konkursit të Ideve është 20 nga 45 në total;
  • koncept-ide që e kalojnë këtë prag dhe i prezantohen Bordit të Granteve për fazën e Konkursit të Ideve janë 104 aplikime nga të cilat: 18 aplikime nga individë dhe 86 aplikime nga OJF;

Në Raportin nr 1 të Thirrjes për Aplikim nr 1, janë bashkëngjitur si anekse të gjitha listat përkatëse.

  • Konkursi i Ideve

Konkursi i Ideve ka qenë një aktivitet i hapur dhe në të kanë marrë pjesë jo vetëm aplikantë por edhe disa përfaqësues të donatorëve/organizatave ndërkombëtare ose aplikantë të cilët nuk kanë qenë të suksesshëm për të kaluar në Konkursin e Ideve. Gjatë 6 ditëve të Konkurseve të Ideve kanë marrë pjesë rreth 200 pjesëmarrës.

LevizAlbania ka siguruar që i gjithë procesi i Konkursit të Ideve, të transmetohet drejtpërsedrejti në faqen e internetit të LevizAlbania (www.levizalbania.al/live-stream).

Shikueshmëria/ndjekshmeria për të gjithë Konkurset e Ideve ka arritur deri në 1 mijë shikues. Njoftimi për kalendarin e Konkursit të Ideve është vendosur në median sociale të LA (Facebook

 

dhe Instagram)8. Kronikat e shkurtra televizive janë transmetuar nga 2 televizione kombetare (Radio Televizioni Shqiptar dhe Top Channel) në edicionet kryesore informative. Aktivitetet gjithashtu janë transmetuar dhe nga televizionet informative “News24”, “OraNews”, “Channel One” si dhe faqet e tyre on-line. Mediat lokale të Shkodrës, Durrësit dhe Elbasanit, të pranishem në të dy ditët e zhvillimit të Konkursit të Ideve, kanë pasqyruar aktivtetin e LevizAlbania. Agjencia e Telegrafike Shqiptare por edhe disa portale të tjerë on-line kanë pasqyruar aktivitetet e LevizAlbania gjatë fazës së Konkursit të Ideve.

Në Konkursin e Ideve ishin ftuar për të prezantuar 104 aplikantë. Ndërkohë, 2 aplikantë individë (Jola Hysko e Ani Plaku) nuk janë paraqitur në Konkursin e Ideve dhe kanë njoftuar paraprakisht LA.

Gjatë 6 ditëve të Konkursit të Ideve, janë prezantuar përpara Bordit të Granteve (BG):

  • 16 koncept-ide nga individë;
  • 86 koncept-ide nga OJF.

Çdo aplikant ka prezantuar koncept-idenë përpara BG, sipas një minutazhi të barabartë për prezantim dhe për pyetje/përgjigjet nga BG9.

Përpara çdo Konkursi Ideje, anëtarët e BG deklaronin nëse ndodheshin në kushtin e konfliktit të interesit. Gjatë, kësaj faze janë deklaruar vetëm 2 raste konflikti interesi10 dhe në këto raste anëtari nuk ka marrë pjesë në sesionin e pyetjeve si dhe nuk ka bërë vlerësim për projektin në fjalë.

Cdo anëtar i BG ka dhënë vlerësimin e tij për secilin aplikant (sipas formatit të vlerësimit në Aneksin 2). Në fund të cdo Konkursi Ideje, BG ka zhvilluar një takim në të cilën është bërë mbledhja e pikëve për cdo aplikant dhe është nxjerrë renditja e aplikantëve bazuar në mesataren arithmetike të vlerësimeve të bëra nga secili anëtar i BG.

LA ka administruar minutat e takimeve të BG të cilat janë firmosur nga cdo anëtar.

Pas zhvillimit të 3 Konkurseve të Ideve, janë rekomanduar me kusht për plotësimin e projekt- propozimit të plotë 45 aplikantë nga të cilat 37 aplikantë OJF dhe 8 aplikantë individë.

Në Raportin nr 2 të Thirrjes për Aplikim nr 1, janë bashkëngjitur si anekse të gjitha listat përkatëse.

 

3.Projekt Propozim i plotë

Pas përzgjedhjes me kusht të aplikantëve nga Konkursi i Ideve, secilit aplikant i është lënë 2 javë kohë për të përgatitur projekt propozimin e plotë11. Përpos udhëzuesit për plotësimin e formatit për projekt propozim, LA i ka dërguar secilit aplikant pyetjet e adresuara nga Bordi i Granteve gjatë Konkursit të Ideve për t’i reflektuar dhe përfshirë në projekt propozim. Gjithashtu aplikantëve ju është kërkuar të rishikonin edhe buxhetet e propozuara.

Pas marrjes së projekt propozimeve, ekipi i LA ka vlerësuar secilin projekt bazuar mbi parashikimet e Manualit të Granteve, mbi reflektimin në projekt të komenteve të Bordit të Granteve si dhe një analizë të buxhetit përkatës, duke i rekomanduar Bordit vlerën reale të propozuar nga LA. Përpos kësaj, LA, aty ku ka qenë rasti, ka sjell në vemëndje të Bordit të Granteve, mangësi ose problematika madhore. Për secilin projekt, u hartua një përmbledhje e projektit së bashku me komentet e LA për këtë projekt.

Mbledhja përfundimtare e Bordit të Granteve është zhvilluar në 30 Mars 2016 dhe pas analizës u vendos në unanimitet që:

  • 21 projekte të konsiderohen finale (nga të cilat 7 aplikantë janë individë dhe 14 OJF);
  • Të krijojë një listë rezervë me 3 projekte, për t’u kontraktuar në rast se krijohen rezerva pas shkurtimeve të buxhetit dhe/ose tërheqjes së ndonjë

Të gjitha vendimet e Bordit të Granteve janë administruar në Minutat e Takimit (miratuar në 05.04.2016), të cilat janë pjesë integrale e këtij Raporti.

Lista përfundimtare e aplikantëve së bashku me atë rezervë ju dërgua Ambasadës së Zvicerës për aprovim në datë 30.03.2016. Kjo listë u konfirmua nga Ambasada në datë 01.04.2016.

Në vijim është lista e projekteve fituese së bashku me 3 projektet në listën rezervë:

2e

 

4. Analizë mbi aplikimet fituese

Në vijim është një analizë për 21 projektet fituese sipas vendimit të Bordit të Granteve. Nga analiza e bërë rezulton se pjesa me e madhe e këtyre projekteve janë për drejtimin 1 të Thirrjes. Kjo është në të njëjtën trend me numërin e madh të aplikimeve për këtë drejtim.

Ndërkohë nuk ka kaluar asnjë projekt në drejtim 3, pasi vetë projektet e aplikuara nga organizata të medias (si psh BIRN ose Instituti Shqiptar i Medias) ose gazetarë ( Raimond Kola e Harilla Koci), kanë propozuar një ndërthurje të drejtimit 3 me element të llogaridhënies ose transparencës.

3e

 

Ndërkohë në lidhje me shpërndarjen gjeografike të zbatimit të projekteve, rezulton se 21 projektet synojnë të zbatohen në 19 bashki ndërsa 2 projekte janë kombëtare. Vihet re një

 

shpërndarje e mirë gjeografike për zbatimin e projekteve. Kështu në Bashkinë e Tiranës zbatohet i njëjti numër projektesh sa në Bashkinë e Vlorës.

Më konkretisht referohu grafikut në vijim për shpërndarjen gjeografike.

5a

Ndërkohë situata është shumë e ndryshme po të analizohet orgjina e aplikantëve. Kështu, aplikantët fituese vijnë nga 9 bashki të ndryshme dhe pjesa me e madhe e tyre janë nga Tirana mbi 50% e fituesve në thirrjen e parë (11 aplikantë nga 21 të përzgjedhur).

Në vijim është edhe grafiku përkatës për shpërndarjen gjeografike të aplikantëve fitues sipas origjinës së tyre.

 

SHIKO MË SHUMË