THIRRJA PËR APLIKIME Nr.2

1.Kalendari për Thirrjen për Aplikime Nr. 2

 

 

DATË

VENDI

Hapja e thirrjes

26.04.2016

Zyra e LevizAlbania, Tiranë

Mbyllja e thirrjes

18.05.2016

Zyra e LevizAlbania, Tiranë

Hapja e procesit të vlerësimit

18.05.2016

Zyra e LevizAlbania, Tiranë

Përgatitja e listës për të kualifikuarit-Mbledhja e Bordit të LevizAlbania

11.07.2016

Zyra e LevizAlbania, Tiranë

Konkurset e Ideve-Bordi i Granteve

08.07.2016

11.07.2016

14.07.2016

Lezhë

Vorë Fier

Sesioni i Udhëzimit

21&22.07.2016

Salla e Hotel Opera, Tiranë

Mbledhja Përfundimtare e Bordit të Granteve

21.09.2016

Zyra e LevizAlbania, Tiranë

 

2.Procesi


Ky raport është një përmbledhje e hapave të ndjekura nga LevizAlbania për Thirrjen për Aplikim nr2. Raporti deri në miratimin e projekteve fituese të kësaj thirrjeje. I gjithë procesi është zhvilluar sipas parashikimeve në Dokumentin e Projektit si dhe në përputhje me Manualin e Granteve.

 

3.Hapat e Thirrjes

a)Faza e informimit dhe aplikimit:

Thirrja për Aplikim Nr. 2 është hapur në datë 26 Prill 2016 dhe është mbyllur në datë 18.05 2016. Kjo thirrje është publikuar gjerësisht në faqen e internetit dhe median sociale të LevizAlbania, Fondacionit për Shoqërinë e Hapur, Co-Plan dhe Partnerët Shqipëri.

Përpos kësaj thirrja është publikuar në 5 gazeta (Panorama, Shqiptarja.com, Shqip, Mapo dhe Gazeta Shqiptare). Gjithashtu njoftimi është publikuar edhe në 2 portale mediatike online (www.balkanweb.com dhe www.lapsi.al ). Njoftimi për thirrjen është publikuar në mediat e sipërcituar për një total prej 15 ditësh. Ndërkohë aplikimi është publikuar në median sociale të LA : Facebook, Twitter dhe Instagram. Nga analiza statistikore rezulton se postimi është parë gjatë gjithë kohëzgjatjes së thirrjes nga 160,626 persona.

LevizAlbania ka organizuar 3 sesione informuese publike (Lezhë, Fier dhe Gjirokastër), në të cilën morën pjesë 84 pjesëmarrës.

LA i janë drejtuar gjithsej 26 pyetje1 të cilat kanë marrë përgjigje brenda 24 orëve.

Në Thirrjen për Aplikim Nr 2 kanë ardhur në total 206 aplikime nga individe dhe OJF, një numër i përafërt me aplikimet e Thirrjes nr 1. Në këtë thirrje rezulton se 67 aplikantë janë individë dhe 139 janë OJF. Po të krahasohet këto të dhëna me thirrjen nr 1, rezulton se në Thirrjen nr 2 ka një rritje të numrit të aplikantëve individë, krahasur me aplikantët OJF.

Po kështu, në Thirrjen nr 2, ka raste të aplikantëve që kanë aplikuar edhe në Thirrjen nr 1. Kështu, 33 nga 206 aplikantë (ose 16% e totalit), kanë aplikuar edhe në Thirrjen nr 1.

 

b)Vlerësimi Paraprak

Vlerësimi paraprak (prescreening) në të cilën përcaktohet/hartohet lista e shortlistuar e koncept- ideve, të cilat do të prezantohen në Konkursin e Ideve.

Shqyrtimi administrativ i koncept ideve

LevizAlbania ka zhvilluar vlerësimin administrativ të 206 aplikimeve bazuar në këto kritere2:

  • Aplikimi i dërguar brenda datës 05.2016;
  • Aplikantët kanë respektuar formatin e aplikimit në Excel, sipas kufizimeve në karaktere të përcaktuara;
  • Aplikantët kanë dorëzuar dokumentet shoqëruese të kërkuara:

-OJF - vendimin e gjykatës ;

- Aplikantët individët CV respektive;

  • Aplikantët kanë dorëzuar versionin elektronik të aplikimit;
  • Një aplikantët mund të sjellë vetëm një

Pas vlerësimit administrativ, rezultoi se 35 aplikime skualifikohen për shkak të mos respektimit të kritereve të sipërcituara. Më konkretisht, janë skualifikuar 16 aplikantë individë dhe 19 aplikantë OJF.

 

Sjellim në vëmendje se individi, Znj. Rudina Mahilaj ka aplikuar me tre koncept-ide, në kundërshtim me parashikimet e thirrjes, me numër respektiv protokolli : 65, 111 dhe 130.

LA ka komunikuar me aplikantin duke i kërkuar që të përcaktojë një aplikim/ koncept-idetë për shqyrtim të mëtëjshëm dhe dhe të tërheq dy aplikimet e tjera. Pas këtij komunikimi, aplikanti Znj. Rudina Mahilaj, ka përzgjedhur aplikimin me nr prot 111.

Pas vlerësimit administrativ, kalojnë në fazën e vlerësimit të plotë paraprak 171 aplikime.

Vlerësimi paraprak:

LevizAlbania ka vlerësuar sipas kritereve të gridës së paracaktuar në Manualin e Granteve (Aneks 23). Ju lutem gjeni në Aneks 1 të Raportit listën e plotë të aplikantëve të analizuar në individë/OJF, zona e ndërhyrjes, zona e origjinës së aplikantit, shuma e kërkuar, drejtimet e thirrjes dhe pikëzimi përkatës.

Pas vlerësimit u konstatua se tre aplikantë, Qendra për Transparencë dhe Informim të Lirë, Levizja MJAFT dhe Shoqata Tjetër Vizion kanë sjellë të njëjtën koncept-ide me Thirrjen nr 1, duke mos bërë asnjë përmirësim të idesë dhe për këtë arsye janë skualifikuar.

Ndërkohë aplikanti OXFAM Italia ka sjellë një ide të ngjashme me Thirrjen nr 1, por me disa përmirësime si p.sh janë ndryshuar të gjithë aktivitetet edhe pse objektivat mbeten të njëjtë. Vendimi final mbi këtë aplikant i takon Konsorciumit.

Gjithashtu, konstatojmë se aplikanti Instituti për Menaxhimin e Mjedisit dhe Territorit ka një grant në proces4 dhe për arsye është skualifikuar.

Për këtë arsye, stafi i LA ka pikëzuar 167 aplikime nga të cilat :

 

  • 51 aplikime nga individë
  • 116 aplikime nga OJF.

4.Disa të dhëna statistikore mbi aplikimet

       a.   Mbulimi gjeografik

 

Nga analiza e bërë mbi zonën e zbatimit të 167 aplikimeve rezulton se mbulimi gjeografik është mjaft i mirë: 60 nga 61 bashkitë në Shqipëri, ndërkohë 8 aplikime janë kombëtare. Të dhënat e shpërndarjes së zonave të zbatimit janë si në grafikun 1 në vijim. Vihet re një numër i madh aplikimesh që targetojnë Bashkinë e Tiranës pasuar nga Bashkia e Shkodrës, Vlorës e Durrës. Në lidhje me mbulimin gjeografik, shpërndarja ka disa ngjashmëri krahasuar me Thirrjen 1, si p.sh. në thirrjen nr 1 kanë qenë 32 aplikime për Tiranën ndërkohë që në Thirrjen 2 janë 34 aplikime.

        b.   Shpërndarja sipas drejtimeve të thirrjes

 

Thirrja nr 2 e LA ishte e fokusuar në dy drejtime :

Drejtimi 1: Advokaci dhe lobim për përmirësime, ndryshime apo zbatim të suksesshëm të politikave vendore nëpërmjet rritjes së përgjegjshmërisë të përfaqësuesve të institucioneve publike.

Drejtimi 2: Rritja e llogaridhënies së zyrtarëve vendorë të zgjedhur dhe të emëruar –Llogaridhënia

Nga vlerësimi i bërë koncept-ideve rezulton se 59 nga 167 aplikime, janë jashtë drejtimeve të Thirrjes 2 ose 35.9% e totalit. Të ndarë sipas kategorisë së aplikantëve:

  • 24 aplikime nga individët;
  • 35 aplikime nga

Ndërkohë, nga analiza e diferencës së projekteve (108 aplikime) rezulton se drejtimi më i targetuar është Drejtimi 2 i thirrjes. Në grafikun nr 2 jepet në detaje shpërndarja e aplikimeve sipas drejtimeve të thirrjes :

 

Shuma totale e kërkuar është CHF 3.168.081, nga të cilat:

  • OJF-të kanë kërkuar: CHF 2,726,996
  • Individët kanë kërkuar: CHF 441,085

3. Vendim

Në fund të procesit të vlerësimit LevizAlbania dhe diskutimeve me Konsorcium mw datw 1 korrik 2016,

në përputhje edhe me Seksionin 2.4 “Vlerësimi i Aplikimeve” të Manualit të Grantit vendosi:

a.      Pragu minimal i pikëve që duhet të marrë një koncept-ide/aplikim për të kaluar në fazën e Konkursit të Ideve për individët është 15 nga 30 në total dhe për OJF 15 nga 25 në total;

  • Koncept-Ide që e kalojnë këtë prag dhe i prezantohen Bordit të Granteve për fazën e Konkursit të Ideve janë 50 aplikime nga të cilat:
    • 17 aplikime nga individë;
    • 33 aplikime nga OJF;

5.Konkurset e Ideve

Pas mbledhjes paraprake orientuese të Bordit të Granteve të organizuar më datë 28 qershor 2016, u vendos që Konkurset e Ideve të zhvillohen në Lezhë (Shqipëria e Veriut), në Vorë (Shqipëria e Mesme) dhe në Fier (Shqipëria e Jugut).

50 aplikantët prezantuan idetë e tyre në Lezhë me datë 8 korrik 2016, në Vorë më datë 11 korrik 2016 dhe në  Fier më datë 14 korrik 2016. 33 ishin OJF dhe 17 individë.  Në përfundim të të tre Konsurseve për Ide, 29 koncept-ide u miratuan me kusht nga Bordi i Granteve. Nga këta aplikantë koncept-idetë e të cilëve u miratuan me kusht, 8 (tetë) janë aplikantë individë dhe 21 janë OJF.

Tabela e mëposhte parqet një përmbledhje të shpërndarjes së koncept-ideve, aplikantëve dhe drejtimeve të thirrjes të dala nga Konkurs Idetë e zhvilluara

 

OJF

Individë

Drejtimi 1

Drejtimi 2

Drejtimi 1& 2

Total

Lezhë

8

3

2 (OJF)

7 (2 IND 5

OJF)

2 (1 IND, 1

OJF)

11

Vorë

7

4

2 (OJF)

5 (3 IND 2

OJF)

4 ( 1 IND 3

OJF)

11

Fier

6

1

1 (OJF)

5 (1 IND 4

OJF)

1 (OJF)

7

Më poshtë paraqitet edhe ndarja në përqindje e të 29 koncept-ideve të miratuara me kusht sipas drejtimeve:

 

 

6.Sesionet e Udhëzimit

 

Më datë 21 dhe 22 korrik u organizuan Sesionet e Udhëzimit me aplikantët e miratuar me kusht, ku u përfshi edhe Co-Plan. Në ditën e parë morën pjesë 11 vetë dhe më datë 22 morën pjesë 20 persona. Disa organizata/individë u përfaqësuan me më shumë se një person.

Këto Sesione Udhëzimi ishin të ndara në tre pjesë:

1.      a) Seancë trajnuese se si të shkruhet një projekt-propozim i mirë (duke marrë për bazë dhe shpjeguar në detaje formatin e projekt-propozimeve të LA). b) Seancë trajnuese se si të përgatite një buxhet i mirë

2.      Si të merren parasysh dhe të reflketohe komentet e Bordit të Granteve (punë me grupe dhe punë individuale me secilin nga aplikantët e miratuar me kusht)

3.      Si të përdorim platformën financatvendore.al apo instrumente të tjera për të shkruar një projekt-propozim të mirë , që u realizua me mbështetjen e Co-Plan

Prezantimet e bëra trajnuesit në këto Sesione Udhëzimi u përcollën tek pjesëmarrësit dhe të gjithë aplikantët e miratuar me kusht nëpërmjet postës elektronike.

 

7.Dorëzimi i projekt-propozimeve të plota

 

Aplikantët me kusht kishin kohë të mjaftueshme deri më datë 22 gusht 2016 për të përgatitur projekt- propozimet e plota.

Të 29 aplikantët me kusht i kanë sjellë brenda afatit të përcaktuar projekt-propozimet e plota dhe dokumentet e kërkuara.

Vlerësimi është duke u kryer bazuar në formatin e ri të Manualit të Granteve të ndryshuar.

 

8.Mbledhja Përfundimtare e Bordit të Granteve

Mbledhja Përfundimtare e Bordit të Granteve është zhvilluar në 21 shtator 2016 dhe pas analizës u vendos në unanimitet që:

  • 6 projekte që do të zbatohen nga individë dhe 14 janë projekte që do të zbatohen nga OJF
  • Organizata WAVE nuk pranoi të merrte grantin e akorduar dhe në total disbursohen 19 grante.
  • Të miratohen 20 projekte në total

Të gjitha vendimet e Bordit të Granteve janë administruar në Minutat e Takimit (miratuar në 11.10.2016), të cilat janë pjesë integrale e këtij Raporti.

Lista përfundimtare e aplikantëve të miratuar ju dërgua Ambasadës së Zvicerës për aprovim në datë 04.10.2017. Kjo listë u konfirmua nga Ambasada në datë 26.10.2016.

Bashkëlidhur lista e projekteve fituese.

 

SHIKO MË SHUMË