THIRRJA PËR APLIKIME Nr.3

RAPORTI PËRFUNDIMTAR 

THIRRJA PËR APLIKIME NUMËR 3

Përmbajtja 

  1. Kalendari për Thirrjen për Aplikime Nr. 3
  2. Proçesi
  3. Hapat e Thirrjes
    1. Faza e informimit dhe aplikimit:
    2. Vlerësimi Paraprak
  4. Konkursi i Ideve
  5. Dorëzimi i Projekt-Propozimeve të Plota
  6. Mbledhja Përfundimtare e Bordit të Granteve
  7. Analizë për aplikimet fituese

 

 I. Kalendari i Thirrjes për Aplikime Nr. 3

 

DATA

VENDI

Hapja e thirrjes

18.11.2016

Zyra e LevizAlbania, Tiranë

Mbyllja e thirrjes

9.12.2016

Zyra e LevizAlbania, Tiranë

Hapja e proçesit të vlerësimit

03.01.2017

Zyra e LevizAlbania, Tiranë

Përgatitja e listës për të kualifikuarit-Mbledhja e Bordit të LevizAlbania

27.01.2017

Zyra e LevizAlbania, Tiranë

Konkurset  e  Ideve-Bordi  i

Granteve

13.02.2017

15.02.2017

17.02.2017

Vlorë

Shëngjin

Korçë

Mbledhja   Përfundimtare   e

Bordit të Granteve

30.03.2017

Zyra e LevizAlbania, Tiranë

 

II. Proçesi

Ky raport është një përmbledhje e hapave të ndjekura nga LevizAlbania që nga hapja e Thirrjes për Aplikime Nr. 3 deri në miratimin e projekteve fituese. I gjithë proçesi u zhvillua sipas parashikimeve në Dokumentin e Projektit si dhe në përputhje me Manualin e Granteve.

 

III. Hapat e Thirrjes

a) Faza e informimit dhe aplikimit:

Thirrja për Aplikim Nr. 3 u hap në datë 18 nëntor 2016 dhe u mbyll në datë 09 dhjetor 2016. Thirrja u publikua gjerësisht në faqen e internetit dhe median sociale të LevizAlbania, Fondacionit për Shoqërinë e Hapur, Co-Plan dhe Partnerët Shqipëri.

Thirrja u publikua në 3 (tre) gazeta të përditshme, Panorama, Shqiptarja.com dhe Mapo, dy TV me shtrirje të gjerë në vend si News 24 dhe Report TV. Gjithashtu thirrja u publikua edhe në katër televizione lokale, konkretisht në TV Alpo, TV Korça, TV Kukësi dhe TV Star Plus.

Thirrja u publikua edhe në 3 media online, balkanweb.com, shqiptarja.com and mapo.al. U prodhuan disa video për median sociale dhe TV kombëtare:

  1. Si të aplikosh në Thirrjen Nr. 3 – arriti 6300 shikime dhe u ndoq si postim nga 21,241 përdorues të medias sociale Facebook.
  2. Spoti për Thirrjen Nr. 3 arriti 14,000 shikime dhe postimi i spotit ju shfaq 67,388 përdoruesve të medias sociale Facebook.

Gjithashtu spoti u publikua edhe në median sociale Instagram ku arriti një vizibilitet dhe angazhim prej 500 klikimesh dhe shikueshmërie.

Përpos aplikimit të publikimit të videove për thirrjen Nr. 3 në median sociale Twitter, angazhimi në këtë rrjet vijon të mbetet minimalist si rrjedhojë edhe e numrit të ulët të përdoruesve të tij.

Gjithashtu përgjatë kohës kur Thirrja Nr. 3 qëndroi e hapur, u sigurua pjesëmarrja e Drejtores Ekzekutive të LA në disa televizione kombëtare dhe lokale si më poshtë:

  1. Radio Televizioni Shqiptar – Mirmëngjes Shqipëri
  2. Club FB Radion & TV – Klubi i Mëngjesit
  3. Vizion+ - Emisioni i mëngjesit, 7 pa 5

LevizAlbania organizoi 3 sesione informuese publike Kukës, në datën 24 nëntor 2016, Kavajë, në datën 1 dhjetor 2016 dhe Berat, në datën 2 dhjetor 201, ku morën pjesë gjithsej 103 pjesëmarrës.

Në Thirrjen për Aplikim Nr. 3:

  • U morën/dorëzuan 224 aplikime nga individë dhe OJF;
  • 1 aplikim u dorëzua/depozitua jashtë datës/afatit për aplikim;
  • Një organizatë aplikante (Qendra Future) dorëzoi dy Koncept Ide. U kontaktua dhe vetë organizata vendosi të zgjidhte koncept-idenë që kaloi për vlerësim1.
  • Një nga anëtarët e stafit të LevizAlbania, Menaxheri i Programit të Granteve shpalli konfliktin e interesit me një nga koncpet-idetë, konkretisht me koncept-idenë e paraqitur nga Instituti Shqiptar i Integrimit Social.
  • Një nga anëtarët e Bordit të LevizAlbania shpalli konfliktin e interesit me një nga koncept- idetë, konkretisht me koncept-idenë e paraqitur nga Qendra Ballkanike për Bashkëpunim dhe Zhvillim2.

b) Vlerësimi Paraprak

LevizAlbania në konsultim me Bordin e Konsorcoumit përcaktoi/hartoi listën e aplikimeve të kualifikuara, të cilat më pas u prezantuan në Konkurset e Ideve.

Vlerësimi paraprak:

LevizAlbania vlerësoi 196 koncept-ide sipas kritereve të gridës së paracaktuar dhe të përmirësuar pas Thirrjes Nr. 1 në Manualin e Granteve. 28 aplikime nuk përmbushnin kriteret e përcaktuara lidhur me dokumentacionin e kërkuar në Thirrjen Numër 3 për Aplikime3.

Nga vlerësimi i aplikimeve rezultoi se në Thirrjen Nr. 3, aplikuan 224 aplikantë nga të cilat 81 ishin indvidë dhe 143 OJF.

Në total u mbuluan 58 nga 61 bashkitë e reja në Shqipëri, megjithëse 5 aplikime ishin në nivel kombëtar. Të dhënat janë si më poshtë:

mbulimigjeografik.png

Bashkitë me numrin më të madh të aplikimeve ishin:

  • Tirana - 53 aplikime
  • Vlora - 29 aplikime
  • Shkodra - 25 aplikime
  • Elbasani -21 aplikime
  • Durrësi – 20 aplikime
  • Korça – 19 aplikime
  • Kukës -14 aplikime
  • Pogradeci -14 aplikime
  • Berati -13 aplikime
  • Kombëtar - 5 aplikime

Përsa  i  përket  drejtimeve  të  thirrjes  për  të  196  aplikimet  që  kaluan  fazën  e  vlerësimit administrativ, ato ishin si më poshtë:

Drejtimi 1: Forcimi i llogaridhënies dhe përgjegjshmërisë së zyrtarëve të zgjedhur apo të emëruar si dhe advokim e lobim përgjatë procesit zgjedhor

Drejtimi 2: Monitorim, advokim, dhe aksione konkrete mbi mënyrën e ofrimit të shërbimeve publike vendore

N/A: Mospërputhja me drejtimet e thirrjes

Nga vlerësimi i koncept-ideve rezultoi se 62 nga 224 aplikime, ishin jashtë objektivit të Thirrjes.

Ndërkohë,  nga  analiza  e  diferencës  së  projekteve  (196  aplikime)  rezultoi  kjo  shpërndarje  e aplikimeve sipas drejtimeve të thirrjes:

Grafiku 2: Drejtimet e Thirjes

drejtimet_e_thirrjes.jpg

Të ndarë sipas kategorisë së aplikantëve:

  • Drejtimi 1: Forcimi i llogaridhënies -11 OJF; 2 Individë
  • Drejtimi 2: Monitorim, advokim, dhe aksione konkrete - 86 OJF; 35 Individë
  • N/A: Nuk kishin lidhje me Thirrjen - 33 OJF; 29 Individë

Shuma totale e kërkuar ishte CHF 6.080.394, nga të cilat:

  • OJF-të: CHF 4.852.782
  • Individët: CHF 1.227.612

 

III. Vendimi

Në fund të procesit të vlerësimit, Bordi i Granteve të LevizAlbania-s, në përputhje me Seksionin 2.4 “Vlerësimi i Aplikimeve” të Manualit të Granteve dhe si konkluzion i mbledhjes së zhvilluar më datë 27 janar 2017 vendosi:

  1. Pragu minimal i pikëve që duhet të marrë një koncept-ide/aplikim për të kaluar në fazën e Konkursit të Ideve do të ishte 13 nga 25 në total për OJF dhe 30 për individët;
  2. Koncept-Idetë që e kaluan këtë prag dhe do ti prezantohen Bordit të Granteve për fazën e Konkursit të Ideve ishin 65 aplikime nga të cilat: 49 OJF dhe 16 Individë. Sipas drejtimeve: Drejtimi 1: 7 aplikime (6 OJF; 1 IND); Drejtimi 2: 58 aplikime (43 OJF; 15 IND)
  3. Buxheti i kërkuar në total nga të kualifikuarit e kësaj faze - 2.009.916 CHF

Bashkëlidhur është Aneksi me listën e plotë të aplikimeve, listën e e koncept-ideve që nuk e kaluan fazën administrative dhe listën e koncept-ideve që kaluan në fazën e Konkursit të Ideve.


IV. Konkurset e Ideve

Konkurset e Ideve u zhvilluan si aktivitete të hapura dhe LevizAlbania siguroi që i gjithë proçesi të transmetohej drejtpërsëdrejti në faqen e LevizAlbania dhe median sociale.

Konkurset e Ideve u zhvilluan në datat 13 shkurt 2017 në Vlorë, në 15 shkurt 2017 në Shëngjin dhe 17 shkurt në Korçë.

Gjatë 3 ditëve të Konkurseve të Ideve morën pjesë 147 pjesëmarrës.

Konkurset e Ideve u pasqyruan në median lokale dhe kombëtare, si më poshtë:

  1. Vlorë – Konkursi i Ideve u pasqyrua në 4 media lokale, ku Drejtorja Ekzekutive e Projektit u prononcua për Konkursin e Ideve (KI), drejtimet e thirrjes dhe qëllimin e organizimit të KI në bashkinë e Vlorës.
  2. Shëngjin – Konkursi i Ideve u pasqyrua nga media lokale në 3 televizione, ku Drejtorja Ekzekutive e Projektit u prononcua për Konkursin e Ideve, drejtimet e thirrjes dhe qëllimin e organizimit të KI në Njësinë Administrative Shëngjin.
  3. Korçë– Konkursi i Ideve u pasqyrua nga dy media, 1 lokale dhe 1 kombëtare, ku Drejtorja Ekzekutive e Projektit u prononcua për Konkursin e Ideve, drejtimet e thirrjes dhe qëllimin e organizimit të KI në bashkinë e Korçës.

Shikueshmëria/ndjekshmeria në median sociale FB, ku u transmetuan në kohë reale të tre Konkurset e Ideve, arriti në 14.654 mijë shikues.

Në Konkursin e Ideve ishin ftuar për të prezantuar 65 aplikantë. Ndërkohë, një aplikant individ (Znj. Valmira Kosova) nuk u paraqit në Konkursin e Ideve dhe njoftoi paraprakisht LevizAlbanian për pamundësinë e pjesëmarrjes së saj në të tre datat e përcaktuara.

Gjatë 3 ditëve të Konkursit të Ideve, u prezantuan përpara Bordit të Granteve (BG):

  • 15 koncept-ide nga individë (nga 16 te ftuar);
  • 49 koncept-ide nga OJF.

Çdo aplikant prezantoi koncept-idenë përpara BG, sipas një minutazhi të barabartë për prezantim (5 minuta) dhe për pyetje/përgjigjet nga BG4.

Përpara çdo Konkursi Ideje, anëtarët e BG deklaruan nëse ndodheshin në kushtin e konfliktit të interesit. Gjatë kësaj faze u deklarua vetëm 1 rast konflikti interesi5  dhe në këto raste anëtari nuk morri pjesë në sesionin e pyetjeve si dhe nuk bëri vlerësim për projektin në fjalë. Çdo anëtar i BG dha vlerësimin e tij për secilin aplikant (sipas formatit të vlerësimit në Aneksin 2).

Në fund të çdo Konkursi Ideje, BG zhvilloi një takim në të cilin u bë mbledhja e pikëve për çdo aplikant dhe u hartua renditja e aplikantëve bazuar në mesataren aritmetike të vlerësimeve të bëra nga secili anëtar i BG. Pas zhvillimit të 3 Konkurseve të Ideve, u rekomanduan me kusht për plotësimin e projekt-propozimit të plotë 37 aplikantë nga të cilat 27 aplikantë ishin OJF dhe 10 aplikantë ishin individë.

V. Dorëzimi i Projekt Propozimeve të Plota

Pas përzgjedhjes me kusht të aplikantëve nga Konkursi i Ideve, stafi i LevizAlbania-s organizoi takime individuale me të gjithë aplikantët për t’i informuar si për komentet e Bordit të Granteve dhe për hartimin e projekt-propozimit dhe buxhetin përkatës. Afati për paraqitjen e projekt-propozimeve të plota ishte 10 mars 2017. Green Line Albania kërkoi shtyrje të afatit më datë 15 mars 2017 që ju miratua, por pas kësaj date, kjo organizatë nuk u përgjigj më, megjithë përpjekjet e LevizAlbanias si me e-mail, ashtu dhe me telefon.

Stafi i LevizAlbania punoi me secilin prej 36 projekt-propozimeve dhe buxheteve përkatëse dhe u nisën komente për përmirësimin e mëtejshëm të projekt-propozimeve dhe buxheteve. Afati përfundimtar për dorëzimin e projekt-propozimeve të rishikuara ishte data 20 mars 2017.

Pas marrjes së projekt propozimeve të plota, ekipi i LA vlerësoi secilin projekt për reflektimin e komenteve  të  Bordit  të  Granteve  si  dhe  duke  bërë  një  analizë  të  buxhetit  përkatës,  duke  i rekomanduar Bordit miratimin ose jo të projektit, si dhe buxhetin përkatës.

VI. Mbledhja Përfundimtare e Bordit të Granteve

Mbledhja Përfundimtare e Bordit të Granteve u zhvillua në 30 Mars 2017 dhe pas analizës u vendos në unanimitet që:

  • Të miratohen 33 projekte në total;
  • 9 projekte që do të zbatohen nga individë dhe 24 projekte që do të zbatohen nga OJF;
  • 3 projekte, një nga një individ (Ilir Kaso) dhe dy nga OJF (Instituti për Ndryshim dhe Lidership dhe People in Foucs) nuk u miratuan.

Të  gjitha  vendimet  e  Bordit  të  Granteve  u  pasqyruan  në  Minutat  e  Takimit  (miratuar  në  datë 11.04.2017), të cilat janë pjesë integrale e këtij Raporti. Lista përfundimtare e aplikantëve të miratuar ju  dërgua  Ambasadës  së  Zvicrës  për  aprovim  në  datë  11.04.2017.  Kjo  listë  u  konfirmua  nga Ambasada në datë 26.04.2016.  (Bashkëlidhur lista e projekteve fituese).

VII. Analizë për aplikimet fituese

Në vijim është një analizë për 33 projektet fituese sipas vendimit të Bordit të Granteve. Nga analiza e bërë rezulton se 32 nga 33 projekte janë për drejtimin e dytë të Thirrjes. Kjo është në të njëjtin trend me numrin e madh të aplikimeve për këtë drejtim.

Ndërkohë në lidhje me shpërndarjen gjeografike të zbatimit të projekteve, rezulton se 33 projektet do të zbatohen në 29 bashki. Vihet re një shpërndarje e mirë gjeografike për zbatimin e projekteve, pasi vetëm në këtë thirrje mbulohet pothuajse gjysma e bashkive në vendit. Më konkretisht,  grafiku në vijim ilustron shpërndarjen gjeografike.

shperndarjanebashki.jpg

Nëse analizohet orgjina e aplikantëve, situata është e ndryshme, pasi 24 nga 37 OJF dhe individë janë nga Tirana por me partneritet në zonat ku zbatohet projekti. Shtatë projekte, nga këto 3 individë dhe katër OJF nga Tirana do ta zbatojnë projektin në Tiranë.  
Dy individë nga Tirana do ta zbatojnë projektin në qytete të tjera.

 


1 224 koncept-ide janë pas feedback-ut të marrë nga organizata aplikante që kishte dërguar 2 koncept-ide
2 Konflikti i interesit gjendet në dosjen e Thirrjes.
3 Mungonte ose vendimi i gjykatës për OJF-të, CV për individët dhe koncept-idetë ishin në formatin Word, kushte të mirë-përcaktuara në Thrirjen Numër 3 për Aplikime
4 Secilit aplikant ju la 5 minuta për prezantimin e koncept-idesë dhe 7 minuta për sesionin e pyetjeve të BG.
5 Anëtarja i BG, J. Hoxha deklaroi konflikin e interesit me aplikantin Qendra Ballkanike për Bashkëpunim dhe Zhvillim (pjesëmarrës në Konkursin e Ideve në Korçë, dt. 17.02.2017).

 

SHIKO MË SHUMË