THIRRJA PËR APLIKIME Nr.5

RAPORT PËRFUNDIMTAR

THIRRJA PËR APLIKIME NR. 5

9 Tetor 2018

Përmbajtja

I. Kalendari i Thirrjes për Aplikime Nr. 5
II Procesi
III Hapat e Thirrjes

a) Faza e informimit dhe aplikimit
b) Vlerësimi Paraprak
c) Tipologjia e koncept-ideve dhe mbulimi gjeografik III Vendimi

IV Konkursi i Ideve
V Dorëzimi i Projekt Propozimeve të Plota
VI Mbledhja Përfundimtare e Bordit të Granteve
VII Analizë për aplikimet fituese

I.  Kalendari i Thirrjes për Aplikime Nr. 5

PROCESI

DATA

VENDI

Hapja e thirrjes

19.03.2018

Zyra e LevizAlbania, Tiranë

Mbyllja e thirrjes

06.04.2018

Zyra e LevizAlbania, Tiranë

Hapja e procesit të vlerësimit

10.04.2018

Zyra e LevizAlbania, Tiranë

Përgatitja e listës për të përzgjedhurit në Konkursin e Ideve - Mbledhja e Bordit të LevizAlbania dhe SDC

23.04.2018

Zyra e LevizAlbania, Tiranë

Miratimi i listës për të përzgjedhurit në Konkursin e Ideve nga SDC

11.05.2018

SDC (email)

Konkurset  e  Ideve-Bordi  i

Granteve

22.05.2018

23.05.2018

25.05.2018

Korçë Korçë Tiranë

Mbledhja   Përfundimtare   e

Bordit të Granteve

27.06.2018

Zyra e LevizAlbania, Tiranë

II. Procesi

Ky raport është një përmbledhje e hapave të ndjekura nga LevizAlbania që nga hapja e Thirrjes për Aplikime Nr. 5 deri në miratimin e projekteve fituese të kësaj thirrjeje. I gjithë procesi u zhvillua sipas parashikimeve në Dokumentin e Projektit, si dhe në përputhje me Manualin e Granteve.

III. Hapat e Thirrjes

a)  Faza e informimit dhe aplikimit

Thirrja për Aplikime Nr. 5 u hap në datën 19 Mars 2018 dhe u mbyll në datën 06 Prill 2018. Thirrja u publikua gjerësisht në faqen e internetit dhe median sociale të LevizAlbania, Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, Co-PLAN dhe Partnerët Shqipëri.

Thirrja u publikua në 2 gazeta të përditshme Panorama dhe Shqiptarja, si dhe në portalet e tyre.

Thirrja u publikua gjerësisht dhe në mediat sociale YouTube, Facebook, Instagram dhe Twitter. Një spot i shkurtër u përgatit për thirrjen, që u publikua gjerësisht në mediat sociale ku ka arritur 28,000 shikime.

Gjithashtu, përgjatë kohës kur Thirrja Nr. 5 qëndroi e hapur, Menaxheri i Granteve dhe Eksperti i Medias dhe Komunikimit patën nga një dalje publike respektivisht në Club FM dhe Scan TV.

Aplikimi me Koncept-Ide nga të interesuarit, bazuar në përvojën e Thirrjes Nr. 4, është realizuar nëpërmjet aplikimit on-line.

LevizAlbania organizoi 3 sesione publike informimi, më konkretisht në Elbasan, në datën 21 Mars 2018, në Lushnjë, në datën 23 Mars 2018 dhe në Bulqizë në datën 26 Mars 2018, ku morën pjesë 147 pjesëmarrës.

Sesionet e informimit u organizuan si një bashkëbisedim në panel me grantmarrës apo ish –grantmarrës të LevizAlbania, që kanë punuar në fushat specifike që cekën drejtimet e kësaj thirrjeje. Për më tepër, në këto aktivitete, pati dhe përfshirje të projekteve SEI, konkretisht morën pjesë përfaqësues nga projekti i Klinkave Ligjore, të Portës Vendore dhe të Platformës Financiare për Njësitë e Qeverisjes Vendore, financatvendore.al. Qëllimi ishte që të informoheshin pjesëmarrësit jo vetëm për thirrjen, por edhe për projektet SEI dhe për përdorimin e të dhënave apo bashkëpunimeve që mund t’i ndihmonin ata në në hartimin e Koncept-Ideve të suksesshme.

Tabela më poshtë ilustron pjesëmarrjen në secilin sesion informimi:

Data

Vendi

Pjesëmarrja

21 Mars 2018

23 Mars 2018

26 Mars 2018

Total

Elbasan Lushnjë Bulqizë

61 persona

59 persona

27 persona

147 persona

Në datën 29 Mars 2018, LevizAlbania organizoi një Sesion Informimi LIVE/drejtpërdrejt në median sociale Facebook, që kishte për qëllim informimin më të gjerë të publikut për Thirrjen Nr. 5. Në total, shikueshmëria arriti në 15.000 shikime.

Në Thirrjen për Aplikime Nr. 5:

  • U morën/dorëzuan 264 aplikime nga individë dhe OJF, por një aplikant OJF (Qendra Mesdheu) u tërhoq dhe në total janë dorëzuar 263 aplikime, që u kaluan për vlerësim;
  • Anëtarët e Bordit të LevizAlbania nuk kanë pasur konflikt interesi gjatë vlerësimit të tyre në Konkurset e Ideve, që janë pjesë e dosjes të Thirrjes për Aplikime Nr. 5;
  • Nuk ka patur konflikt interesi nga stafi vlerësues i LevizAlbania.

b)  Vlerësimi Paraprak

LevizAlbania vlerësoi 263 Koncept-Ide sipas Drejtimeve 1, 2 dhe 3, bazuar në kriteret përkatëse të vlerësimit, siç parashikon Manuali i Granteve. LevizAlbania në bashkëpunim me Bordin e LevizAlbania dhe SDC përcaktoi/hartoi listën e aplikimeve të kualifikuara, të cilat më pas u miratuan zyrtarisht nga SDC dhe u prezantuan në Konkurset e Ideve.

Të ndarë sipas kategorisë së aplikantëve në bazë të Drejtimeve të Thirrjes Nr. 51 rezultoi se aplikuan:

  • Drejtimi 1: Nxitja e pjesëmarrjes dhe aktivizmit qytetar në periudhën para-elektorale të zgjedhjeve vendore 2019: 34 aplikime (OJF);
  • Drejtimi 2: Efektet e zbatimit të ligjit 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore” nën optikën qytetare: 46 aplikime (OJF);
  • Drejtimi 3: Rritja e përgjegjësisë sociale të pushtetit vendor nëpërmjet aktivizmit qytetar: 183 aplikime gjithsej, nga të cilët 113 aplikime nga indvidë dhe 70 aplikime nga OJF.

Shpërndarja në përqindje e Koncept-Ideve (Drejtimet 1, 2 dhe 3) paraqitet si më poshtë:

Grafiku 1

thirrja_5_grafiku_1.jpg

 

 

c)  Tipologjia e koncept-ideve dhe mbulimi gjeografik

Temat më kryesore të aplikimeve

Nr.

Mjedisi, menaxhimi i mbetjeve urbane

17

Rinia

7

Siguria ushqimore, tregjet, transporti dhe shëndetsia

6

Fëmijët

3

Kultura dhe Trashëgimia

3

Uji i pijshëm dhe kanalizimet

2

Fëmijët

7

Përfshirja e komuniteteve fetare në forcimin e demokracisë

1

Kafshët

1

Barazia gjinore (fokus tek gruaja)

1

 

Mbulimi gjeografik:

  • 61 bashkitë e vendit, 13 aplikime në rang kombëtar;

Shuma totale e kërkuar për aplikimet që kaluan fazën administrative për të 3 Drejtimet ishte 11,450,912 CHF, nga të cilat:

  • Drejtimi 1: 5,632.329 CHF;
  • Drejtimi 2: 1,914,033CHF;
  • Drejtimi 3: 3,904,550 CHF;

III.    Vendimi

a)  Vendimi për Drejtimet 1, 2 dhe 3

Në fund të procesit të vlerësimit, Bordi i LevizAlbania, në përputhje me ndryshimet e vendosura gjatë Rishikimit Afatmesëm të Projektit dhe si konkluzion i mbledhjes së zhvilluar në datën 23 Prill 2018 dhe komunikimit zyrtar nëpërmjet emailit të datës 11 Maj 2018 nga përfaqësuesi i SDC, vendosi:

  1. Pragu minimal i pikëve që duhet të marrë një Koncept-Ide/aplikim për të kaluar në fazën e
  2. Konkursit të Ideve do të ishte 11 nga 25 në total si për OJF dhe për individët.
  3. Koncept-Idetë që e kaluan këtë prag, më pas ju prezantuan Bordit të Granteve, pas miratimit zyrtar nga SDC , sipas komunikimit të datës 11 Maj 2018.
  4. Të përzgjedhurit për tre drejtimet për të marrë pjesë në Konkursin e Ideve ishin gjithsej 104 aplikime:
    • Drejtimi 1: total 21 Koncept-Ide ( OJF) - Buxheti i kërkuar: 726,589 CHF;
    • Drejtimi 2: total 23 Koncept-Ide: (OJF) - Buxheti i kërkuar: 1,003,775 CHF;
    • Drejtimi 3: total 60 Koncept-Ide: 29 OJF dhe 31 IND - Buxheti i kërkuar: 1,482,804 CHF.

Bashkëlidhur është Aneksi 1 me listën e plotë të aplikimeve sipas Drejtimeve dhe listën e Koncept- Ideve të përzgjedhura për fazën e Konkursit të Ideve.

IV.    Konkursi i Ideve

Konkursi i Ideve ishte një aktivitet i hapur dhe LevizAlbania siguroi që i gjithë procesi i Konkursit të

Ideve të transmetohej drejtpërsëdrejti në faqen e medias sociale të LevizAlbania.

Konkurset e Ideve u zhvilluan në datat 22 dhe 23 Maj 2018 në Korçë dhe në datën 25 Maj në Tiranë. Gjatë 3 ditëve të Konkurseve të Ideve morën pjesë 110 pjesëmarrës.

Shikueshmëria/ndjekshmëria në median sociale FB, ku u transmetuan në kohë reale të tre Konkurset e

Ideve, arriti në 6058 shikime.

Në Konkursin e Ideve ishin ftuar për të prezantuar 104 aplikantë. Ndërkohë, 3 (tre) aplikantë - 2 (dy) individë (Z. Bledar Late) dhe (Z. Ilir Rrapaj) dhe 1 (një)  OJF (Shoqata "Në mbrojtje të jetës dhe ekosistemit në zonën përreth fabrikës Titan - Borizan), nuk u paraqitën në Konkursin e Ideve në Korçë (OJF) më datë 23 Maj dhe në Tiranë më datë 25 Maj ( 2 individët). Gjatë 3 ditëve të Konkursit të Ideve, u prezantuan përpara Bordit të Granteve (BG) 101 Koncept-Ide:

  • 29 Koncept-Ide nga Individë;
  • 72 Koncept-Ide nga OJF.

Çdo aplikant prezantoi Koncept-Idenë përpara BG, sipas një minutazhi të barabartë për prezantim prej 5 minutash dhe 5 minuta për pyetje/përgjigje nga BG. Përpara çdo Konkursi Ideje, anëtarët e BG deklaruan nëse ndodheshin në kushtin e konfliktit të interesit. Nuk ka pasur konflikt interesi me pjesëmarrësit në Konkurset e Ideve. Çdo anëtar i BG dha vlerësimin e tij për secilin aplikant sipas formatit të miratuar në Manualin e Granteve2.

Në fund të çdo Konkursi, Bordi i Granteve zhvilloi një takim në të cilin u bë mbledhja e pikëve për çdo aplikant dhe u hartua renditja e aplikantëve bazuar në mesataren aritmetike të vlerësimeve të bëra nga secili anëtar. Pas zhvillimit të 3 Konkurseve të Ideve, u rekomanduan me kusht për plotësimin e projekt-propozimit të plotë 52 aplikantë nga të cilat 39 aplikantë ishin OJF dhe 13 aplikantë ishin individë. Sipas Drejtimeve:

  1. Drejtimi 1: total 7  (OJF);
  2. Drejtimi 2: total 17 (OJF);
  3. Drejtimi 3: total 28 (15 OJF & 13 IND).

V.  Dorëzimi i Projekt Propozimeve të Plota

Pas përzgjedhjes me kusht të aplikantëve nga Konkursi i Ideve, stafi i LevizAlbania-s organizoi një Sesion Udhëzimi me aplikantët e miratuar me kusht. Sesioni i Udhëzimit u organizua në datën 1 Qershor 2018 dhe morën pjesë 47 pjesëmarrës. 1 (një) aplikant i miratuar me kusht në këtë fazë u tërhoq, konkretisht individi Ersida Çuka - Drejtimi 3 (IND).

Pas marrjes së projekt propozimeve të plota, ekipi i LA vlerësoi secilin projekt për reflektimin e komenteve të Bordit të Granteve si dhe duke bërë një analizë të buxhetit përkatës, duke i rekomanduar Bordit miratimin ose jo të projektit, si dhe buxhetin përkatës.

VI.    Mbledhja Përfundimtare e Bordit të Granteve

Mbledhja Përfundimtare e Bordit të Granteve u zhvillua në 27 Qershor 2018 dhe pas analizës u vendos në unanimitet që:

  • Të miratohen 36 projekte në total;
  • 15 projekte nuk u miratuan. Nga këto, 12 aplikime nga OJF dhe 3 nga individë.

Të gjitha vendimet e Bordit të Granteve u administruan në Minutat e Takimit, të cilat janë pjesë integrale e këtij Raporti (Aneks 2). Lista përfundimtare e aplikantëve të miratuar ju dërgua Ambasadës së Zvicrës për aprovim në datën 27.06.2018. Kjo listë u konfirmua nga Ambasada përgjatë Mbledhjes Përfundimtare. (Bashkëlidhur lista e projekteve fituese – Anneks 2). Sipas Drejtimeve u miratuan:

  1. Drejtimi 1: total 7 (OJF);
  2. Drejtimi 2: total 9 (OJF);
  3. Drejtimi 3: total 20 (11 OJF & 9 IND).

Vlera totale e kontraktuar për 36 projektet është 850,405 CHF.

VII.   Analizë për aplikimet fituese

Në vijim është një analizë e shkurtër për 36 projektet fituese sipas vendimit të Bordit të Granteve.

36 grantmarrësit e miratuar janë 50% nga Tirana dhe 50% nga bashkitë e tjera, në shifra: 18 janë nga Tirana dhe 18 nga bashki të tjera.

Grafiku 2

thirrja_5_grafiku_2.jpg

Janë mbuluar 36 bashki (59%) nga 61 të tilla, ndërsa një projekt është në rang kombëtar.

Shpërndarja e fondeve sipas Drejtimeve është si më poshtë:

Drejtimi 1                184,000 CHF
Drejtimi 2                284,900 CHF
Drejtimi 3                381,505 CHF

Grafiku 3

thirrja_5_grafiku_3.jpg

Zonat e zbatimit janë të ilustruara në grafikun më poshtë:

thirrja_nr_5_zonat_e_zbatimit.jpg

 

SHIKO MË SHUMË